PROFESIONISTËT SHËNDETËSOR: SHKAK I GJENDJES, LARGIMI I MJEKËVE
Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mosvlerësimi i punës profesionale të mjekëve në Kosovë është sinjal shqetësues që mund të rris edhe më shumë largimin e punëtorëve shëndetësor nga vendi, thonë profesionistët shëndetësor në Kosovë. Ish-ministri i Shëndetësisë atje, Armend Zemaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se nëse në një afat të shkurtër kohor nuk ka intervenim në përmisimin e kushteve për profesionistë shëndetësor Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve.
ARMEND ZEMAJ, ISH-MINISTRI I SHËNDETËSISË – KOSOVË
“Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mos vlerësimi edhe i punës profesionale të mjekëve që po ndodh në këtë Qeveri është papërgjegjësi e madhe dhe është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi edhe ikja e tyre është e pashmangshme. Ka një vit e gjysmë e më shumë sulmohen në mënyra të ndryshme pa asnjë mbrojtje ligjore nga ministria e shëndetësisë dhe pa asnjë avancim në këtë drejtim”.
Infektologu, Shemsedin Dreshaj ka treguar që ka mungesë të infermierëve dhe barnave nga lista esenciale për shkak se buxheti është zvogëluar në Ministri të Shëndetësisë, duke theksuar se bëhet fjalë për keqmenaxhim.
SHEMSEDIN DRESHAJ, INFEKTOLOG
“Është e vërtetë që ka mungesë të infermierëve dhe barnave nga lista esenciale për shkak se edhe buxheti është i shkurtuar në Ministri të Shëndetësisë. Për momentin informatat që vijnë nga spitalet rajonale është se nuk janë të kënaqur me plotësimin e listës esenciale në raport me kërkesat.”.
Në vit në fakultetin e mjeksësië në Kosovë diplomojnë 120 mjekë, përderisa vetëm vitin e kaluar kanë ikur 200 mjekë.