SERBËT E VERIUT THONË SE DO TA RESPEKTOJNË VENDIMIN E BRUKSELIT
23 vjet pas luftës banorët serb të komunave veriore do të nisin të paguajnë energjinë elektrike.
Deri me tash ata janë furnizuar rregullisht me energji elektrike ndërsa nuk kanë paguar fare, për këtë janë ngarkuar fillimisht qytetarët e komunave tjera të Kosovës me pastaj taksapaguesit duke u ndarë mjete nga buxheti I shtetit.
Banorët serb të veriut thonë se do të respektojnë vendimin e Brukselit dhe do të paguajnë energjinë elektrike.
“Po duhet ta paguajmë, cfarë të bëjmë, ashtu është marrë vendimi”
“Cfarë të them, nuk është lehtë, nëse duhet të paguajmë edhe rrymën nuk do të kemi cfarë të hamë”
“Kur kemi ardhë në fillim askush nuk e ka paguar, as ne”
“Po e paguajmë, sic bëjnë të gjithë edhe ne”
Por debat dhe Kritika ndaj qeverisë Kurti ka pasur nga opozita pasi që ai kishte kritikuar vazhdimisht marrëveshjet e Brukselit të cilat tash po I vë në zbatim.
Pajtueshmeria per te zbatuar marreveshjen e vitit 2015 qe qytetaret serb te 4 komunave veriore te nisin te paguajne energjine elektrike eshte arritur te marten ne Bruksel ndermjet kryenegociatoreve te Kosoves dhe Serbisë, deklaroi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti./KlanMacedonia/