Kosovë: Senatorët amerikan – Serbia të bashkëpunojë për hetimet e sulmit në Banjskë!

TAKIME ME PRESIDENTEN OSMANI, KRYEMINISTRIN KURTI

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka kërkuar bashkëpunim nga Serbia për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës.

Gjatë vizitës në Kosovë së bashku me senatori Peter Uelch ajo ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit të sillen para drejtësisë.

Ajo ka zhvilluar takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ndërsa ka thënë se nuk duan të kenë më shumë konflikte sic po ndodh në Ukrainë.

“Mendojmë që është koha e duhur për stabilitetim e rajonit dhe Kosovës e që nënkupton një lloj marrëveshje me Serbinë. Është koha kur BE dhe ShBA janë të përqendruar në këtë rajon. E pamë javët e kaluara se çka ndodh kur ka urrejtje, konflikte që qytetarët janë ata që humbasin. Nuk duam që të ketë më shumë konflikte siç po e shohim në Ukrainë. ShBA-ja qëndron krahë jush. Më erdhi mirë që pash shtimin e numrit e ushtarëve të KFOR-i” – tha Jeanne Shaheen, senatore Amerikane.

E presidentja Vjosa Osmani t akuzuar Serbinë se po “synon ta destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor duke vepruar si satelit i Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se pas 24 shtatorit dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa për mbështetjen e sulmeve terroriste në Banjskë. Kemi dëshmi se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes sulmeve të koordinuara, përmes një themelimi të një korridori për furnizim të armëve në veriun e Kosovës” – tha Albin Kurti.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si tentim për aneksimin e Kosovës ndonëse i afërt me Vuciqin nënkryetari i deriatëhershëm i Listës Serbe Milan Radoiçiq morri përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share