Kosovë: Rritet numri i turistëve të huaj

PRIJNË SHQIPËRIA, GJERMANIA, TURQIA, ZVICRA…  

Skulptura e Faik Rexhepit, në sheshin e Prishtinës inspiroi këtë visitor francez që ta hedh në letër.

Atij i bëri përshtypje kjo skulpturë ndërsa në mungesë të informacioneve të shkruara afër skulpturës ai mësoi për historinë e tij nga librashitëri afër.

Nuk e dija kush ishte ky njeri, më pëlqeu skulptura fillova ta vizatoj pastaj librashitësi erdhi te unë dhe më tregoi të gjithë historinë e tij.

Turistit francez thotë ti ketë bërë përshtypje qëndresa e tij pikërisht në këtë vend në protestat e vitit 1990 kur të gjithë protestuesit po iknin nga sulmi brutal I policisë serbe në atë kohë.

Ishte një histori e mënyra se si iu përgjigj dhunës së policisë vetëm duke u ulur dhe duke mos bërë asgjë.

Për të është hera e parë që viziton Kosovën ndërsa fillimisht ka qëndruar në Pejë për të ardhur në Prishtinë.

Historitë e ndryshme që ka dëgjuar për luftën dhe pastaj paqen e kanë shtyrë atë që të vizitoj Kosovën.

Doja të vizitoja Kosovën sepse nuk e njoh shumë mirë historinë e saj pork am dëgjuar nga miqtë në Francë për lirinë që e ka fituar Kosova. E dua shumë lirinë dhe vendosa të vizitoj këtë vend që ka dashur lirinë dhe e ka fituar atë.

Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës krahasuar me vitin paraprak ka një rritje të numrit të vizitorëve në Kosovë prej 29,%.

Me vizita në Kosovë prin  Shqipëria pastaj vjen  Gjermania, Turqia e Zvicra etj. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share