Kosovë: Rikthehet furnizimi I rregullt me energji elektrike

REDUKTIMI I RRYMËS DËMTOI BIZNESET

Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Kosovë.

Pas rreth një muaji ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike KEK-u ka njoftuar se i ka kthyer në prodhim blloqet B2 dhe A3 duke e dyfishuar prodhimin e energjisë elektrike.

Aktualisht Kosova mund të arrij kapacitetin e prodhimit deri rreth 800 megavate orë brenda ditës.

Për rreth një muaj Kosova kishte probleme të mëdha të furnizimit me energji elektrike, madje orari i fundit i reduktimit arriti në 3 orë me energji elektrike dhe tri pa të. Në disa fshatra ankoheshin se kanë reduktime deri në 6 orë.

Kjo ka dëmtuar bizneset në Kosovë.

Megjithatë edhe këtë dimër qeveria ka paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike kur të rritet konsumi, u kanë bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.  Pas rritjes së cmimit të energjisë elektrike vitin e kaluar nuk përjashtohet mundësia që të ketë sërish ndryshim të çmimeve, deklaroi Leonard Berisha- Pronar i Furrës së bukës Labi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share