Kosovë: Reagime për vizitat e Kurtit jashtë vendit

ÇITAKU: KRYEMINISTRI SI TURIST, ABSTENON NGA QEVERISJA
Ka më shumë se një javë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi ku ka marrë pjesë në tryezën ndërkombëtare vjetore e revistës prestigjioze “The Economist” javën e kaluar.

Por qëndrimi i tij i stërzgjatur atje ka zgjuar reagimin e nënkryetares së PDK-së  Vlora Çitaku posaçërisht në këtë krizë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Në 100 ditët e fundit kur Kosova po goditet nga një krizë e thellë ekonomike, nga këto 100 ditë kryeministri rreth 45 ditë ka qëndruar jashtë Kosovës. Kryeministri është shëndrruar në një turist dhe po abstenon nga qeverisja, deklaroi Vlora Çitaku- nënkryetare e  PDK-së.

Sipas saj kryeministri do të duhej të ishte në Kosovë dhe të ndërrmarrë masa për të luftuar inflacionin sikurse po veprojnë udhëhehqësit e vendeve të rajonit.

Kryeministri ka vendosur që qeverisjen  e tij  t’ia lë në dorë Besnik Bislimit, kjo qeveri nuk është Kurti 2 por Bislimi 1 , deklaroi Vlora Çitaku- nënkryetare e  PDK-së.

Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share