Kosovë: PSD aksion kundër asociacionit – konfrontohen me policinë!

MOLLIQAJ: DRAFTI I ASOCIACIONIT ZHBËN 17 SHKURTIN

Flamujt e Kosovës të vendosur në objektin para qeverisë janë zëvendësuar me një flamur tjetër me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë e që simbolizon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dardan Molliqaj nga PSD ka thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb e zhbën 17 shkurtin.

E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar.

Ka paralajmëruar përshkallëzim të aksioneve të aktivistëve të PSD-së.

E gjatë largimit nga protesta ata u konfrontuan me policinë pasi refuzuan tua japin flamujt të cilët i hoqën nga objekti i qeverisë.

5-shja euroamerikane më 21 tetor i ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurit planin për normalizim të marrëdhënieve ku përfshihet edhe draftstatuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share