Pritjet e mërgimtarëve për ta lëshuar Kosovën nëpër pikat kufitare kanë vazhduar të rriten.
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 5 orë, ndërsa kolona është e gjatë 2 kilometra.
Pritje deri në 2 orë ka edhe te Dheu i Bardhë, ku kolona atje është e gjatë një kilometër.
Po ashtu, pritje ka edhe në Jarnije, të cilat zgjasin deri në 40 minuta, kurse në Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta.
Ndërsa, të gjitha pikat e tjera kufitare situata është lehtë e kalueshme, ku pritjet më të mëdha janë deri në 5 minuta.