Policia e Kosovës ka nisur një aksion në veri të vendit pas sulmit të 24 Shtatorit në Banjskë ku një grup paramilitar serb vrau një efektiv të policisë.
Sipas mediave të Prishtinës, forcat policore po kryejnë bastisje në ambiente të ndryshme.
Nuk raportohet për persona të arrestuar, por kontrollet vijojnë.
Gjatë ditëve të fundit, në veri të Kosovës policia ka gjetur armë dhe municione të shumta në disa raste të ndryshme.
/tvklan.al