Kosovë: Peticion për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit

OPOZITA KRITIKON QEVERINË KURTI PËR MOSMENAXHIM TË KRIZËS EKONOMIKE

Inekzistent po konsiderohet veprimi i qeverisë së Kosovës karshi krizës ekonomike me të cilën po ballafaqohet vendi.

Partitë opozitare parlamentare po e kritikojne qeverinë që nuk po ndërmerr kurrfarë veprimi ndërsa konsiderojnë se ekonomia e vendit është para kolapsit.

Për këtë cështje do të diskutohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

BESNIK  TAHIRI- SHEF I GP TË AAK-së
MIMOZA KUSARI LILA- SHEFE E GP TË LVV-së

Ndërsa për të zbutur krizën energjetike mbi 21 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Këto nënshkrime i janë dorëzuar Kuvendit të  Kosovës me shpresën se Kuvendi të votoj pro projektligjit, derisa më parë deputetët e pozitës kishin votuar kundër këtij projektligji i cili kishte ardhur në Kuvend si iniciaitivë e opozitës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share