Kosovë, opozita: Kurti po përmbys raportet me SHBA

PDK e LDK i cilësojnë shqetësuese qëndrimet e tij për krizën në veri

Partitë e opozitës e shohin tejet shqetësuese mënyrën se si qeveria e Albin Kurtit po e trajton krizën më të fundit në veri të Kosovës, duke e akuzuar se po  prish marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjendjen në veri në këtë situatë e ka sjellë vetë kryeministri Kurti, duke mos u dakorduar me ShBA-në, ndërsa e pamë deklaratën shqetësuese të ambasadorit amerikan për sanksione tjera dhe po presim që gjatë javës kryeministri të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Është kryeministri Kurti që po shikon t’i përmbys të gjitha raportet që i kemi krijuar e kultivuar me vite ShBA-të, sepse janë ata të cilët na kanë ndihmuar që Kosova sot të jetë shtet”.

Presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholz pas takimit me presidentet te Kosovës, Vjosa Osmani dhe të Aleksandër Vuçiç kërkuan zgjedhje të reja në të katër komunat në veri të Kosovës dhe çtensionimit të situatës.

Kryeministri Albin Kurti nga ana e tij ka deklaruar se nuk mund të bëjë kompromis me republikën demokratike, dhe se ndërtesat komunale në tri komunat në veri – Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan janë asete të Republikës së Kosovës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share