Kosovë| Opozita: Blinken injoroi Kurtin në Mynih

“Hera e parë që shmangen, sekretari takoi Vuçiç”

Takimi që Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciç në kuadër të konferencës së Mynihut ndërsa një të tillë nuk e pati me liderët e Kosovës u përcoll me kritika nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se injorimi që është bërë nga Blinken, është mesazh i keq për presidenten dhe kryeministrin.

“Është shqetësuese që drejtues të shtetit janë duke u injoruar nga departamenti i shtetit nga sekretari Blinken. Është hera e parë që drejtues të shtetit nuk arrijnë me u taku me drejtues të niveleve të larta të departamentit të shtetit”, tha ai.

Por ndryshe i sheh raportet Kosovë SHBA shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“E rëndësishme është të vazhdohet dialogu. Kosova dhe SHBA-ja kanë raporte siç duhet të jenë mes dy partnerëve strategjikë”, tha ajo.

AAK-ja kërkon që sa më shpejt të nënshkruhet sipas tyre marrëveshja finale me Serbinë.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, duke punuar në dy pista e para që të dyja palët ta pranon planin e BE-së dhe e dyta që ai plan të zbatohet në përpikmëri. Sipas tij çdo vonesë e mëtejshme për BE-në dhe SHBA-në është e papranueshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share