U SHPALL NË KËRKIM PËR INCIDENTIN KU U PLAGOSËN DY POLICË NË SKËNDERAJ
Është dorëzuar në polici ish nënkryetari i komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku, pak kohë pasi që prokuoriria e shpalli në kërkim atë.
Ai u shpall në kërkim për incidentin ku të shtunën mbrëma u plagosën dy policë në Skenderaj, ndërkohë dy familjarë të tij u morën në mbajtje, po për këtë rast.
Avokati i Lushtakut, Artan Qerkini tha për TV Klan se klienti i tij asnjëherë nuk ka qenë në kërkim.
Lushtaku dyshohet se me familjarë të tij sulmuan policët në një pikë kontrolli, pasi ata ia shqiptuan një gjobë trafiku djalit të tij.
Ndërkohë në raportin policor të së hënës, bëhet e ditur se të gjithë të përfshirët në incident, gjithsej katër, janë intervistuar.
“Në vendin e ngjarjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar prova materiale.
Ne incidentin në Skenderaj, një polic u plagos me armë zjarri e një tjetër u lëndua me mjet të fortë.