MIRATOHEN EDHE DY MARRËVESHJE TJERA NË KUADËR TË PROCESIT TË BERLINIT
Kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës drejt Bosnjë e Hercegovinës duket se po u vie fundit.
Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare që u nënshkrua në kuadër të procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malit të Zi, MaqedoniNë e Veriut dhe Serbinë
ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë të letërnjoftimeve, qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin duke përdorur vetëm njërin letërnjoftim të njërit prej shteteve sipas marrëveshjes në fuqi”, u shpreh ai.
Pas ratifikimit të dy shteteve, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës do të lëvizin vetëm me letërnjoftim
Po ashtu, u miratuan edhe dy marrëveshjet tjera të nënshkruara në kuadër të procesit të Berlinit ajo për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë si dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
Liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor të vitit të kaluar nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, nikoqir i të cilit ishte kancelari gjerman Olaf Scholz.
RAPORTI. BLERTA DALLOSHI BERISHA