Kosovë / Ministria e Drejtësisë në përgatitje të padisë për gjenocid ndaj Serbisë

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë (MD), Vigan Qorrolli, tha se institucionet e Kosovës çdo ditë janë duke mbledhur materiale për dokumentimin e krimeve të luftës për të paditur Serbinë për gjenocid. Por që sipas tij, padia për gjenocid nuk mund të bëhet pasi Kosova nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) dhe pjesë e OKB-së.

Qorrolli sa i përket parapërgatitjes se padisë për gjenocid ndaj Serbisë, tha se me themelimin e Instituti për krime të Luftës do të bëhet grumbullimi i fakteve të cilat më pastaj do të dërgojnë drejt hartimit ligjor të një padie.

Ai ka thënë se duke marr parasysh që Kosova nuk është anëtare e GjND-së dhe OKB-së është një vështirësi procedurale për ta bërë një padi të tillë, por sipas tij, përgatitjet kanë filluar dhe se ky do të jetë një synim afatmesëm.

“Së fundi është themeluar edhe Instituti për krime të Luftës dhe tashmë në ridizajnimin e tij institucional kompetenca e tyre do të jetë edhe çështja e grumbullimit të fakteve më të mëdha të cilat do të dërgojnë pastaj drejt hartimit ligjor të një padie. Ju e dini që duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë palë e statuti dhe nuk është anëtare e OKB-së, është një vështirësi procedurale për ta bërë të njëjtën gjë. Por ne kemi filluar përgatitjet dhe se ky do të jetë një synim afatmesëm i parapërgatitjes së padisë në GjND. Por për momentin që nuk jemi palë e statutit të GJND-së kjo është një çështje ende e parakohshme, por sigurisht që padia, komisionet, MD, Instituti për krime luftës , zyra e kryeministrit mbledhin materiale dhe çdo ditë punohet që të bëhet dokumentim sa më i mirë i krimeve të luftës dhe kjo do të qoj një ditë sigurisht në paraqitjen e padisë në GjND”, tha ai.

Ani në këtë intervistë ka folur edhe në lidhje me hapa që ka marr MD-ja për të parandaluar rastet e dhunës në familje e dhunës në baza gjinore, për të cilën tha se me legjislacionet në fuqi dhe më ashpërsimin e dënimeve, institucionet ligj-zbatuese do të kenë më të lehtë që ta luftojnë këtë fenomen.

“Tash Instituti pas themelimit dhe konsolidimit të tij do të grumbulloj të gjitha faktet të cilat do të jenë fakte shteruese, pastaj edhe me autoritete gjyqësore dhe me autoritete politike, gjithmonë qeveri e Kosovës do të përgatis dokumentacionin. Nuk ka një rrugë të dytë në rast se përgatitet një padi për tu paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Legjitimimi para GJND-së është të qenurit e statutit dhe palë e OKB-së. Duke qenë se ne nuk jemi si shtet atëherë ne duhet të presim momenti kur ajo do të ndodhë”, tha ai.

Zëvendësministri Qorrolli, tha se në muajin tetor me hyrjen në fuqi të ligjit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe më ashpërsimin e dënimeve të cilat i parasheh Kodi Penal dhe ligji përkatës, tani më Policia, Prokuroria dhe gjykata do të kenë shumë më të mundur që ta luftojnë këtë fenomen tragjikë.

“Ministria e Drejtësisë në kudër të kompetencave të saj ka ndërmarr gjitha veprimet dhe së fundmi në muajin tetor ka hyrë në fuqi ligji kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Kosova për herë të parë ka një ligj special i cili e rregullon institucionalisht dhe ligjërisht çështjen e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Tash më bashkë me kodin penal i cili e ka kriminalizuar po themi dhunën në familje. Ne me gjithë këto legjislacione i cili është në fuqi, bashkohore dhe më ashpërsimin e dënimeve të cilat i parasheh kodi penal dhe ligji përkatës të cilin e përmenda. Institucionet të cilat janë ligj zbatuese këtë rast policia, prokuroria dhe gjykatat do të kenë shumë më të mundur që ta luftojnë këtë fenomen tragjikë i cili vazhdon të ndodhë në Kosovë dhe përgjithësisht po thuajse në çdo shoqëri tjetër dhe dhuna në familje. Ne po synojmë që në kuadër të këtyre fushatave sensibilizuese ta vetëdijesojmë opinioni që dhuna me bazë gjinore, dhunë në familje nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.

Qorrolli tha se janë duke synuar që përmes ashpërsimit të dënimeve të parandalohet dhuna, kjo pasi sipas tij, kjo mund të parandalohet vetëm atëherë kur njerëzit të jenë të vetëdijshëm që nëse e bëjnë një vepër do të kenë pasoja të rënda gjatë gjithë jetës.

“Ne e dimë që është problematike që ta çrrënjosim tërësisht për shkak se ato janë dinamika të cilat zhvillohen, qoftë brenda familjeve qoftë brenda suazave të tjera të sociologjisë tonë kulturore. Por megjithatë ne po synojmë që njerëzit të cilët qojnë dorë, qoftë ndaj grave të tyre ose e kundërta gratë ndaj burrave, përveç dënimeve që do ti marrin nga institucionet kompetente ata ose ato mos të kenë të drejtë as të marrin punë në të ardhëm dhe mos të zhvillojë jetë normale dhe të bartin pasoj legale dhe konsekuenca të jenë të ashpra dhe të parapare me ligj”.

“Për shkak se ne vetëm me këtë mundësi, me preventivën ligjore do të mundohemi ose kjo është intenca, që në bazë të preventivës ligjore dhe duke qenë njerëzit të vetëdijshëm që nëse e bëjnë një vepër do të kenë pasoja të rënda. I cili nuk është vetëm burgu, pro edhe pas daljes nga burgu, ata nuk do të mund të ri-integrohen në shoqëri po themi normalisht për shkak se duhet të bartin pasoj për atë çështje dhe vetëm kësisoj nëpërmjet ashpërsimit të dënimeve ne kemi paraparë mundësin që këta njerëz të mos ndjehen komod në jetën e tyre”, tha ai.

Ai tha se njëra nga pasojat që mund ta bartin ata që shkaktojnë dhunë është që pas vuajtjes së dënimit, me Ligjin e ri ri-integrimi i tyre do të ketë pasoj edhe me mosmundësinë e punësimit.

“Pasojat janë të parapara me ligj por një prej pasojave ose një prej atyre mundësive të cilën e kemi paraparë që ata të mos kandidohen për një zyre publike, të mos keni të drejtën e kandidimit nëpër zyra publike. Kandidimi nëpër zyra publike nuk nënkupton vetëm parlament edhe qeveri, por sidomos në administratën publike shtetërore pas vuajtjes të vendimit gjyqësor i cili mund të jetë alternativ ose me burg. Ne kemi paraparë që ri-integrimi i tyre të ketë edhe një pasoj të punësimit të tyre në të ardhmen sepse ideja është që ata të jenë të vetëdijshëm Në shoqëri të tilla si e jona është vërejtur se nuk është vetëm burgu zgjidhja”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share