Fitër – Bajrami
Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është mbajtur manifestimi qendror i faljes së Bajramit.
Debatet e fundit rreth projektligjit për shëndetin riprodhues kanë bërë që pjesën kryesore të fjalimit myftiu Naim Tërnava t’ia kushtojë familjes.
“Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet e debateve të fundit për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh këto përpjekje bien ndesh me identitetin fenë, e ligjet morale. Përpjekjet janë për shkatërrimin e familjes. Zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull. Synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja për familjen” – tha Tërnava.
Ndërsa shprehu shqetësimin për numrin në rritje të vrasjeve kohëve të fundit në Kosovë.
“Nëse qëndrojmë pasiv, vetëvrasjet e vrasjes mes nesh do të jenë fatale për ardhmërinë tonë” – tha Naim Tërnava.
Tashmë është bërë traditë që pas faljes së Bajramit krerët fetar, institucional e politikë të vizitojnë për urime udhëheqësit e Bashkësisë Islame.