Kosovë: Mbi dy orë pritjet në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

Mërgimtarët janë duke pritur mbi dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.

Më së shumti pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 2,000 metra, teksa pritjet janë mbi dy orë e gjysmë.

Ndërkohë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë, ku pritjet janë deri në dy orë.

Në pikët tjera kufitare situata është e qetë, ku pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët që janë duke ardhur nga vende të ndryshme të Evropës janë duke pritur në radhë të gjata për të hyrë në Kosovë. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share