Kosovë: Liberalizimi i vizave përmirson kushtet e punës në gastronomi

LARGIMI I TË RINJËVE DHE MUNGESA E PUNËTORËVE KANË BËRË QË TË NDRYSHOJNË STRATEGJITË E PUNËSIMIT

Në Kosovë, liberalizimit të vizave, përveç udhëtimit pa viza, punëtorët në sektorin e gastronomisë I janë gëzuar edhe faktint se janë përmirësuar kushtet e tyre të punës.

Afrim Berisha i cili punon në një lokal në Prishtinë nuk e sheh të nevojshme të punoj në vende të Evropës pasi thotë se kushtet e punës janë të kënaqshme ndërsa vendet e Evropës mendon vetëm për ti vizituar si turist.

Armend Miftari pronar I të njëjtit lokal e pranon se largimi I të rinjëve nga vendi dhe mungesa e punëtorëve I kanë bërë që të reflektojnë dhe të ndryshojnë strategjitë e punësimit.

Thotë se mungesa e punëtorëve kishte filluar të ndjehet një vit më parë, e tash me liberalizimin e vizave nuk është se ka pasur telashe me punonjësit e tij pasi që kushtet e punës I kishte përmirësuar më herët.

Se është rritur vlerësimi për punëtorët e pranon edhe sekretari  shoqatës së gastronomëve.

Megjithatë ai thotë se ky sektor kanë filluar të punësoj edhe punëtor të huaj.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari I këtij viti kanë nisur të lëvizin pa vizat në vendet e Bashkimit Evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share