Kosovë: Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

QEVERIA PËR TARGAT: E KEMI OBLIGIM SUNDIMIN E LIGJIT

Në kohën i emisarët e SHBA-së dhe BE-së Gabriel Escobar e Miroslav Lajcak po vizitojnë vazhdimisht Kosovën e Serbinë ndërsa u përmend që arritja e një marrëveshjeje finale me Serbinë është cështje javësh Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive politike opozitare për një takim të premten në mesditë.

Në këtë ftesë nuk janë  specifikuar temat për të cilat do të diskutohet.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar informata shtesë në mënyrë që të vendos nëse do të marrë pjesë në takim.

” Ende nuk kemi marrë përgjigje nga zyra e kryeministrit” u përgjigjën shkurt për TV Klan nga zyra për media e PDK-së.

Edhe herën e kaluar PDK kishte refuzuar të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti pasi në të nuk do të diskutohet për marrëveshjen gjithpërfshirëse me Serbinë por vetëm cështjet teknike për dialogun, ndërsa LDK e AAK i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës por e kritikuan Kuritn pas takimit se i ka informuar vetëm sipërfaqësisht për dialogun.

Derisa Eskobar gjatë vizitës në Kosovë i ka kërkuar 10 muaj afat shtesë kryeministri Kurti për zëvendësimin e targave serbe në RKS.

Zyra për media e kryeministrit në një përgjigje me shkrim për TV Klan thotë se i kuptojnë shqetësimet e zv.ndihmës sekretarit amerikan dhe i ndajnë ato me të por siguria dhe paqja janë vlera me interes jetik i përbashkët.

”Ne kemi për obligim sundimin e ligjit dhe , kushtetuetshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bënë ta përjashtoj tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serb të Kosovës ti konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor” – deklaroi Përparim Kryeziu.

Afati për zëvendësimin e targave serbe në RKS përfundon më 31 tetor.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share