GAZETARI I BBC-së: BRUTALITETI NË KOSOVË NUK ËSHTË PARË ASKUND TJETËR
Më 5, 6 dhe 7 mars, Kosova shënon Epopenë e UÇK-së, data kur ranë heroikisht në pragun e shtëpisë, komandanti Adem Jashari me familje.
Kjo ngjarje e rrallë e ndoshta e vetmja në botë për formën e saj, kur një familje e tërë qëndron për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, datat që përkujtojnë marsin 1998, në Kosovë shënohen si përkujtim i fillimit të fitores së lirisë.
Nga dëshmitarët e kësaj ngjarje ndër vite, që janë të shumtë dhe që kontribuan në forma të ndryshme në Prekaz, është edhe ish-gazetari i BBC-së, Vaugan Smith.
Thotë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë nuk e kishte parë askund tjetër.
VAUGHAN SMITH – ISH GAZETAR I BBC-së
“Ishte zjarr në Drenicë, e ndiqja tymin. E mbaj në mend por nuk e kuptoja krejt se çfarë po ndodh. I pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova të filmoj aksionin Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë. Unë kisha ardhur nga Bosnja të filmoj luftën në Kosovë, pastaj në xhirime e pash se disa prej tankeve ishin që serbët i kishin vjedhur nga holandezën në Bosnjë. Kur po filmoja më vrenjtën serbët prej majës së kodrës dhe kanë shtënë në drejtim timin. Unë shpëtova vetëm pasi plumbi përfundoi në telefonin tim mobil”
Qytetarë të shumtë e politikanë vizitojnë gjatë gjithë vitit kompleksin memorial “Adem Jashari” por përqendrimi më i madh është në ditë të vecanta sic është Epopeja e UCK-së.
Në 25 vjetorin e rënjes së komandantit legjendar “Adem Jashari” presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”.
Në kuadër të aktiviteteve të epopesë së UCK-së është mbajtur edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.
RIFAT JASHARI- VËLLAU I ADEM JASHARIT
Aktivitetet do të përmbyllen më 7 mars në natën e zjarreve që tashmë është bërë tradicionale.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha