Kosovë/ Kryetarja e Gjykatës Speciale pritet me protesta, arrestohen 6 anëtarë të PSD-së

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj dhe 5 aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar nga policia e Kosovës pas protestave të tyre kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Protesta eskaloi pasi protestuesit kanë hedhur mjete shpërthyese me tym të zi në drejtim të objektit ku ndodhej Trendafilova.

Policia intervenoi dhe përdori sprej për të arrestuar aktivitët dhe për të shpërndarë turmën.

Para arrestimit Nol Nushi, tha se brenda objektit është një kryetare e një gjykate që pretendon se është e Kosovës.

“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë”, tha Nol Nushi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share