Kosovë: Kryetari i Leposaviqit 6 muaj i ngujuar brenda objektit të komunës!

KOMUNITETI NDËRKOMBËTAR KËRKON ZGJEDHJE TË REJA

Ka më shumë se 6 muaj që është i ngujuar brenda objektit të komunës.

Kryetari i Leposaviqit vazhdon të qëndroj brenda objektit të komunës që nga muaji maj pasi po të dalë ka frikë që KFOR-i nuk do ta lejojë më të kthehet brenda objektit.

Një pjesë të objektit të komunës e ka adaptuar edhe për të jetuar pasi fillimisht kishte fjetur në karrige. Janë mbi 70 punëtorë në këtë komunë ku dominon komuniteti serb.

Ai bashkë me tre kryetarët e tjerë shqiptar fituan në komunat  veriore të banuara me shumicë serbe në zgjedhjet e 23 prillit  pasi serbët etnik i bojkotuan ato.

Serbët në këto komuna kanë marrë iniciativë për zëvendësimin e kryetarëve të katër komunave veriore, hapa këta që parashihen me udhëzimin administrativ të përpiluar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Mbajtjen e zgjedhjeve të reja e ka kërkuar edhe komuniteti ndërkombëtar, pas protestave që kanë mbajtur banorët lokalë në këto komuna, duke refuzuar kryetarët e rinj shqiptarë e që eskaluan të dhunshme më 29 maj në Zvecan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share