“MUNGESA E PAQËS SHKATËRON FATIN E SHUMË NJERËZVE”
Në vigjilje të krishtlindjeve qytetarët e kryeqytetit po shijojnë rrezet e diellit dhe pijet e ngrohta në shtëpizat që janë vendosur këtë vit pranë katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.
Në mesnatë këtu u mbajt mesha solmente, ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për mirësi, afërsi e solidaritet.
Tha se mungesa e paqes po e shkatërron fatin e shumë njerëzve.
E paraditen e së hënës në meshën e organizuar nga dioqeza Prishtinë-Prizren e udhëhequr nga Don Agim Qerkini të gjithë u lutën për paqe në gjithë botën.
Në ambientet e katedrales nuk munguan besimtarë të shumtë, e as kryetari i Prishtinës I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Kristalja.