Kampi “Belvedere” në Mitrovicë do të marrë emrin heroit Enver Zymberi.
Në kampin e njësive speciale sot do të zbulohet pllaka e Enver Zymberit në 12-vjetorin e vrasjes së tij.
I ndjeri ishte vrarë nga strukturat ilegale serbe derisa ishte pjesë e aksionit që kishte ndërmarrë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak.
Në inaugurimin e pllakatës do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ngjarja fillon nga ora 17:00./Klankosova.tv