Kosovë: “Italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Andi Pajazitit, të njohur me nofkën “Italiani” i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu tha Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Me datë 04.09.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, tha Gashi për klankosova.

Natën e 4 gushtit në Prishtinë, në lokalin “Bon Vivant” si pasojë e përleshjeve me armë zjarri u vra një person K.R dhe u plagosën edhe 17 të tjerë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share