Osmani dhe Kurti vlerësuan figurën e Rugovës dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës
Në Kosovë është përkujtuar 18 vjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Kreerët e shtetit Vjosa Osmani kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të institucioneve bënë homazhe te varri i Rugovës duke e nderuar e vendosur lule. Osmani dhe Kurti vlerësuan figurën e Rugovës dhe kontributin e tij për ndërkombëtarizimin e cështjes së Kosovës.
Homazhe dhe nderime bëri edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, parti e cila u themelua nga Rugova.
Ibrahim Rugova u nda nga jeta në janar të vitit 2006 në moshën 62 vjecare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë./KlanMacedonia