Opozita fajëson qeverinë për bllokimin e procesit mësimor
Me debat për grevën në sektorin e arsimit ka nisur sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës. Opozita ka përkrahur kërkesat e grevistëve ndërsa e e hedh fajin te qeveria që shkollat vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
U kërkua që me dialog të gjendet një zgjidhje në mënyrë që sa më shpejtë të nis procesi mësimor. Pati kritika edhe për tendencat për të krijuar përcarje të mësimdhënësit.
Sindikatat kanë kërkuar nga 100 euro shtesë deri në miratimin e plotë të Ligjit të Pagave, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, pas disa javësh.
Tv Klan