Pistorius: Përpjekje për t`ia lehtësuar barrën austrisë
Gjermania është duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të trupave shtesë për të për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës.
Pas takimit që zhvilloi me homologet e tij nga Austria dhe Zvicra, Ministri i Mbrotjes së Gjermanisë tha se janë duke tentuar që t’ia lehtësojnë barrën Austrisë me këtë veprim.
“Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia Tanner, ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha Boris Pistorius.
NATO angazhoi 700 trupa shtesë në Kosovë pas tensionimit të situatës në veri, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar.
Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë 70 trupa gjermane.
Protestat në veri eskaluan më 29 maj nëZvecan ku 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur.
BE-ja i ka vendosur masa ndëshkuese Kosovës për shkak sic ka thënë mosndërmarrjes së hapave për shtensionimin e situatës. Një ditë më parë edhe ambasada gjermane konfirmoi për Tv Klan se ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave të BE-së.
Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet në veri./KlanMacedonia
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha