Kosovë: Ekspertët – tensione nëse s’ka marrëveshje për targat

AFATI PËR ZËVENDËSIMIN E TARGAVE SERBE NË RKS PËRFUNDON MË 31 TETOR

Tensione në veri të Kosovës parashohin eksperët në rast se nuk ka një marrëveshje politike për cështjen e targave.

Nuredin Ibishi eskpert i Sigurisë thotë se jemi në një situatë konfuze ndërsa  shpreson se deri më 31 tetor do të ketë një marrëveshje, në të kundërtën sipas tij nuk mund të shmangen tensionet.

”Normal që tensione do të ketë. E kemi një situatë kur presidenti i një vendi fqinjë Serbisë fton serbët lokal, ekstremistët për kundërvënie të këtij zbatimi” – deklaroi Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë.

Qeveria e Kosoëvs sipas tij ka ndërmarrë të gjitha masat në veri.

”KFOR-i ka paralajmëruar se ka forca të mjaftueshme që të sigurojë kufirin eventual nëse serbët tentojnë dicka nga jashtë. Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e tjera” – tha Ibishi.

Njohësi i cështjeve të sigurisë Bedri Elezi vlerëson se nëse nuk ka marrëveshje atëherë Serbia faktuarën e destabilizimit rajonal po përgatitet  t’ia përcjellë Kosovës.

”Kur kryeministri do ta kuptoj çështjen në fjalë mirëfilli atëherë besoj që do të ndërron qëndrim dhe do të kemi një shtyrje të afatit, nuk ma merr mendja që Kurti është i gatshëm që ta merr mbi vete faktorin e destabilizimit rajonal” – tha Bedri Elezi, drejtor për siguri në institutin për studime ndërkombëtare.

Afati për zëvendësimin e targave serbe në RKS përfundon më 31 tetor, ndërkohë SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar shtyrjen e këtij afati të cilën kërkesë e ka refuzuar deri më tash kryeministri Albin Kurti.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share