DËSHTOJNË PËRPJEKJET E FUNDJAVËS PËR MARRËVESHJE
Kanë dështuar përpjekjet gjatë fundjavës për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet sindikatave dhe qeverisë për ndërprerjen e grevës.
Si rrjedhojë as këtë fillimjavë nuk ka nisur procesi mësimor, ndërsa greva e mësimdhënësve vazhdon.
Kjo cështje është diskutuar edhe në mbledhjen e parë të kryesisë së Kuvendit të sesionit vjeshtor.
ABELARD TAHIRI- SHEF I GP TË PDK-së
BESNIK TAHIRI- SHEF I GP TË AAK-së
Qytetarët kërkojnë nga qeveria të përmbushur kërkesat e sindikalistëve në mënyrë që sa më shpejtë të nis procesi mësimor.
Vox
Sindikata e Arsimit ka kërkuar sërish nga qeveria të reflektojë dhe kësaj radhe të mos ketë takime vetëm me kreun e Bashkimit të Sindikatave por direkt me Këshillin Grevist të udhëhequr nga kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Grevistët kërkojnë nga 100 euro shtese cdo muaj deri në zbatimin e ligjit të ri për paga.