Gjykata Themelorë në Ferizaj e ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Pas shqiptimit të dënimit nga ana e kryetarit të trupit gjykues, janë dëgjuar duartrokitje në sallë, që ka detyruar gjyqtarin që të thërret për qetësi në sallë, raporton Klan Kosova.
Krivaqa është dënuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, të cilit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës.