Kosovë: Dorëhiqet Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj

MINISTËR I RI EMËROHET EJUP MAQEDONCI

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Mbrojtjes.

Mehaj në njoftimin e tij ka thënë se jep dorëheqje për shkaqe familhjare.

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar dorëheqjen e Mehajt.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës” – ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Në po të njëjtin njoftim Kurti ka bërë të ditur se ministër të ri të mbrojtjes e ka emëruar Ejup Maqedoncin.

“Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci I uroj punë të mbarë në avancimin e mbrjtotjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë”

Ministri Mehaj në një status të gjatë në Facebook ka përmendur të arriturat e ministrisë dhe FSK-së prej se ai ishte emëruar në këtë post.

Para se të emërohej ministër Mehaj jetonte në Norvegji dhe ka edhe shtetësi norvegjeze.  Ai kishte marrë pjesë në misione të ndryshme si pjesë e forcave në armatosura norvegjeze.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share