Kosovë: Dështon debati parlamentar për policinë!

DËSHTON TË MIRATOHET REZOLUTA NË MBËSHTETJE TË POLICISË SË KOSOVËS

Në mungesë kuorumi ka dështuar të miratohet rezoluta në përkrahje të Policisë së Kosovës. Mazhoranca nuk morri pjesë në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e kësaj rezolute të propozuar nga PDK-ja.

E harruat Policinë ishin mbishkrimet e vendosura në secilën ulëse të Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës së jashtëzakonshme me kërkësë të Partisë Demokratike të Kosovës për miratimin e një Rezolute për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Por deputetët e mazhorancës bojkotuan seancën.

U konsiderua e papranueshme dhe ikje nga përgjegjësia, mospjesëmarrja e mazhorancës në seancë.

Madje në një moment edhe vet kreu i parlamentit që vjen nga Vetëvendosje u largua nga seanca.

E deputeti i VV-së Enver Dugolli, në një konferencë për emdia ka akuzuar opozitën se pikërisht ata kishin dhënë urdhër që të ndalohet aksioni i Policisë së Kosovës për kapjen e vrasësve të policit Enver Zymberi i vrarë në vitin 2011 në veri.

“Atëherë kishim një hero, por kishim një urdhër që i ndaloj policin që t’i kapin dhe të dimë se kush ishin ata që e vranë Enver Zymberin. Kishte një ligj për amnisti këto janë fakte dhe krahasimi se kush pi rri afër Policës dhe kush po i harron. Sot e asaj dite vrasësit e Zymebrit nuk dihet se kush janë në momenti që Policia u dashtë me shkuar me i kap edhe janë kërcënuar kthehuni ose nuk do të jeni më polic të Kosovës. Me emra nuk mund të i’u jap, por mund t’i gjeni”

Nëse rezoluta si e tillë do të miratohej do të obligonte qeverinnë që brenda afatit prej 15 ditësh ë bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërise per Policinë e Kosovës si dhe të niste hartimin e projektligjit për Pensionim të Parakohshëm te zyrtarëve policorë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share