OPOZITA: DEKLARATA BARAZON NË PËRGJEGJËSI TË DYJA PALËT
Përmbajtja e deklaratës për të zhdukurit e dalë nga takimi I Brukselit ka zgjuar debat në Kuvendin e Kosovës.
Sipas deputetit të LDK-së Kujtim Shala kjo deklaratë i barazon në përgjegjësi të dyja palët.
Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel nuk arritën marrëveshje për draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ndërsa arritën të miratonin deklaratën për personat e zhdukur.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha