Kosovë: “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” organizata terroriste!

Qeveria: këto organizata paraqesin kërcënim për sigurinë dhe rendin kushtetues

“Brigada e Veriut”  dhe  “Mbrotja Civile” janë shpallur organizata terroriste nga qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e qeverisë u tha se këto organizata paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ministrit i Brendshëm  Xhelal Sveçla tha se ky veprim është ndërmarrë me partnerët ndërkombëtar, dhe tha se do të ndëshkohen ata që bashkëveprojnë me këto organizata.

Propozimin e kundështoi ministri për komunitete dhe kthim Nenad Rashiq

“Ju lus që nëse ka mundësi sërish të mendoni që edhe një herë të shohim këtë propozim dhe vendim, sepse frikësohem se do të ndahemi nga bashkëbiseduesit tanë në veri. Qasja e tillë do të na largojë shumë”, tha Rashiq.

Duke folur për vizitën e djalit të presidentit të presidenti i Serbisë, në Kosovë Sveçla mohoi të jetë ndaluar vetura e tij tri herë nga policia por vetëm nje herë ndërsa tha se gjatë kontrollës nuk është gjetur dicka e dyshimtë.

Në mbledhje kryeministri Kurti i është përgjigjurKomisionit Evropian,për  listën të masave kundër Kosovës.

“BE e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka Qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë”, tha Kurti.

Këto masa sipas BE-së mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt shtensionimit të situates në veri./KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share