Ish-kreu i Odës Ekonomike: Situata, tejet e keqe
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e vlerëson si të rëndë gjendjen ekonomike në vend.
“Nëse sot e pyet një qytetar se a qëndron më mirë sa i përket mirëqenies sa i përket përballimit të kostos së jetës në raport me para dy viteve, secili sigurisht se ka me u përgjigj që është në gjendje shumë më të vështirë dhe shumë më të rëndë ekonomike edhe normalisht se do duhej të ishte një lloj alarmi për qeverinë për të vepruar”.
Sipas tij, fatkeqësishtq nuk e pranon që ka një krizë ekonomike.
“Është në një pikë të ndjeshme, për shkak se preket drejtpërdrejt xhepi i qytetarëve dhe që është kjo rritja e vazhdueshme e rritjes së çmimeve në dy vitet e fundit, një inflacion që nuk e ka parë vendi dhe në të njëjtën kohë një mosveprim që nuk e ka parë vendi”.
Rukiqi thotë se këto qëndrime tregojnë se qeveria Kurti është shkëputur tërësisht me realitetin.
Tv Klan