“KOSOVA NUK ËSHTË NË POZICION PËR TË KËRCËNUAR ME NDËRPRERJE TË DIALOGUT”
Të pamatur e konsiderojnë analistët deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se anulimi eventual i liberalizimit të vizave do të vriste dialogun.
Rrahman Pacarizi njohës i cështjeve politike dhe profesor në Fakultetin e Gazetarisë kondideron se presidentja duhet të jetë e kujdesshme në komunikimin e saj me faktorin ndërkombëtar.
Thotë se presidentja nuk do të duhet t`i kundërpërgjigjej presidentit francez me të njëjtën monedhë.
Politologu Albinot Maloku thotë se Kosova nuk është në pozicion për të kërcënuar me ndërprerje të dialogut.
Presidentja Vjosa Osjami një ditë më parë ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut Prishtinë-Beograd duke iu kundërpërgjigjur presidentit francez i cili tha se shteti i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.