Kosovë: Aksioni i policisë, arrestohen dy zyrtarë të MINT-it

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në tri pika të ndryshme të Prishtinës. Fillimisht ka bastisur restorantin “Buke e Zemër” në Prishtinë, si dhe shtëpinë e pronarit Ridvan Muharremi.

Aksion të policisë ka pasur dhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të kësaj ministrie, raporton Klan Kosova.

Sipas gazetës Nacionale, emrat e të të arrestuarve janë Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

“Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale”, thekson ky medium.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share