Kosovë: Afera e rezervave shtetërore – tre të arrestuar

ARRESTIME DHE BASTISJE NË MINISTRINË E TREGTISË NË KOSOVË DHE LOKALE E SHTËPI PRIVATE

Pas dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore Prokuroria Speciale ka nisur hetimet, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky është Ridvan Muharremi pronar i një lokali në Prishtinë që u arrestuar nga policia i dyshuar të jetë i përfshirë në keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Në të njëjtën kohë janë arrestuar 2 zyrtar të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve të raportuara në media për keqpërdorim te rezervave shtetërore.

Ende nuk kemi dyshime, me siguri së është fjala rreth importit të sasisë së grurit edhe të vajit. Për ato do të japim sqarimet, provat janë gjitha ato, gjithçka do të sqarohet.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Prokuroria në një njoftim për media ka bërë të ditur se të tre personat janë arrestuar nën dyshimin për keqpërodirm të detyrës zyrtare dhe dhënie të ndihmës në kryeerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Kryeministri ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për këtë cështje.

E opozita ka kërkuar që kryeministri të shkarkojë Ministren e Tregtisë dhe Industrisë e që sipas tyre ka rolin kryesor në gjithë këto keqpërdorime.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve në media ku dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë duke thënë se  vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore. Sipas mediave e njëjta ka ndodhur edhe me një pjesë të grurit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share