Kosovë: 15 modelet për themelimin e asociacionit

KURTI: JEMI DUKE TRAJTUAR MODELET PËR ASOCIACIONIN

Emisari I BE-së për dialogun Miroslav Lajcak gjatë vizitës së fundit në Kosovë I ka ofruar 15 modele për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të cilat është duke I shqyrtuar zyra e kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga këto modele do të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë te kenë nivelin e duhur.

Ndërkohë kanë mbetur edhe 5 ditë deri te takimi I nivelit të lartë në Ohër në kuadër të dialogut Prishtinë Beograd ku synohet të arrihet marrëveshje për propozimin evropian dhe planin e zbatimit.

Pos Asociacionit, takimi I Ohrit është vendimtar edhe për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe thotë Miograd Milicevic drejtor I Organizatës Joqeveritare  Aktiv në veri të Mitrovicës.

Miodrag Milicevic – Drejtor I OJQ-së AKTIV

Para së gjithash ky është momenti  dhe një prej cështjeve kyqe për zgjedhjet në komunat veriore. Serbët lokal duhet të kenë një arsye për të dalë në zgjedhje. E tëra varet se cfarë marrëveshje do të arrihet në Ohër dhe a do të jetë kjo rruga për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës që do të mundësonte edhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Miliceviq përmend vështirësitë për të arritur te një pajtueshmëri ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe për mbajtjen e zgjedhjeve.

Miodrag Milicevic – Drejtor i OJQ-së AKTIV

Është thelbësore që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet locale. Ekzistojnë vëshrtirësi të shumta deri të arritja për mbajtjen e zgjedhjeve. Duhet funksionalizimi I komisioneve komunale zgjedhore e që nuk bëhet pa vullnet politik, duhet kthimi I strukturave politike në institucione komunale.

Serbët janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë së kosovës për targat serbe dhe arrestimin e disa serbëve në veri të cilët akuzohen për pjesëmarrjen në sulmin ndaj zyrtareve të KQZ-së  dhe Policisë në veri.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share