Të hënën në mëngjes policia e Zvicrës arrestoi dy burra në një apartament në Winterthur, të cilët dyshohet se kryen një vjedhje.
Po ashtu, janë arrestuar dy femra të pranishme në banesë.
“Si rezultat i një hetimi, hetuesit i ranë ziles rreth orës 7:30 të mëngjesit. Edhe pse njerëzit ishin të zëshëm në banesë, dera u hap vetëm me vonesë. Për shkak të situatës, është dashur të supozohet se në banesë mund të ketë edhe persona të tjerë, ku pas konsultimit me prokurorin publik përgjegjës është kontrolluar. Më në fund, dy burra të moshës 30 dhe 40 vjeç janë gjetur në banesë të fshehur në një dollap. Dy burrat u arrestuan. Gjithashtu u arrestua edhe qiramarrësi 25-vjeçar dhe një tjetër 43-vjeçare që ndodhej aty. Në banesë u gjetën edhe mjete për vjedhje”.
Dy kosovarët që po qëndrojnë ilegalisht në Zvicër dhe dyshohet se kanë kryer vjedhje, janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje, ku do të dërgohen në prokurorinë publike përgjegjëse.