Kosovarët drejt Spanjës pa viza!

Spanja njeh pasaportat, por jo shtetin

Spanja ka konfirmuar se tani e tutje policia kufitare do t’i njohë pasaportat e shtetasve të Kosovës, duke u lejuar atyre hyrjen në vend pas liberalizimit të vizave nga BE-ja. Gjthsesi qeveria në Madrid ka shtuar se kjo nuk përbën njohje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Spanja ishte i vetmi shtet nga grupi prej 5 shtetetsh të BE-se Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia shtete të cilat nuk njihnin pavarësinë e Kosovës, por pranonin në kufi pasaportat e saj.

Lajmi nga Spanja erdhi si befasi pasi në muajin prill të vitit 2023, ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares kishte deklaruar se qytetarët kosovarë nuk do të mund të hynin në atë vend në vitin 2024 pa viza, pavarësisht hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Qeveritarët spanjollë kanë pretenduar në vite se njohja e pavarësisë së Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm brenda vendit, sidomos në krahinën e Katalunjës, liderët e së cilës janë frymëzuar nga shembulli i Kosovës disa vite më parë, për të kërkuar pavarësinë nga Spanja.

Katalunja është vetëm një nga 17 krahinat autonome që përbëjnë zyrtarisht Mbretërinë e Spanjës.

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja ka forcuar ndjeshëm fuqinë e pasaportës së Kosovës duke e renditur atë me 90 pozicione në Indeksin e Pasaportave. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel Greqia i është afruar më shumë njohjes se shtetit të Kosovës, por po pret momentin e duhur. Me Greqinë Kosova ka më shumë shkëmbime, politike, ekonomike dhe kulturore, sesa me shumicën e anëtarëve të BE-së që e kanë njohur Kosovën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share