Kosova uron Shqipërinë dhe RMV-në

OSMANI: PROCESI I ZGJERIMIT – DOMOSDOSHMËRI

Kosova ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj ka thënë se në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit është domosdoshmëri.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani.

Edhe liderët e partive opozitare, PDK dhe AAK, kanë uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ky është një proces më se i merituar për të dy vendet.
Duke uruar dy vendet për hapjen e negociatave kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se ky hap do të shkurtojë rrugën e integrimit të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share