Kosova temë e takimeve të Vuçiqit me Zelenskin dhe Micotakisin

KURTI PËRMEND BASHKËPUNIMIN EKONOMIK ME GREQINË

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq duket ta ketë shfrytëzuar vizitën në Greqi për lobim kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, Vuqiq ka thënë se me Zelenskyn ka folur edhe për situatën në Kosovë.

“Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane” – tha Aleksander Vuçiq, president i Serbisë.

Ai tha se kanë diskutuar për forma të ndryshme bashkëpunimi.

Por eurodeputetja Viola Von Cramon ka shfaqur dyshimet se Zelensky dhe Vuçiq mund të kenë arritur një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo shpërndau një postim në Tuitter të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të kompromentojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuciq nuk është ndalur me kaq. Edhe pas takimit me kryeministrin grek ka thënë se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.

E kryeministri Albin Kurti ka përshendetur një ditë më parë presidentin ukrainas.

E kryeministri Albin Kurti në komunikatën për media pas takimit me kryeministrin grek nuk e ka përmendur fare njohjen e Kosovës nga Greqia. Ai ka përmendur vetëm bashkëpunimin me Greqinë në sektorin e ekonomisë dhe shkëmbimin tregtar. Nuk ka  thënë gjithashtu as një fjalë as për mungesën e kryeministrit të Shqipërisë në Greqi, ndërsa i ka ofruar kësaj të fundit ndihmë përmes FSK-së për tu përballur me zjarret.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share