KURTI: NUK NA E LEJON KUSHTETUTA BASHKIMIN ME SHQIPËRINË
Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Kembrixhit në Londër Kryeministri Kurti ka thënë se Kushtetuta aktuale nuk lejon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Per kete kryeministri kosovar ja ka lënë fajin ish emisarit special të OKB-së, Martti Ahtisaari.
Ka qenë prioriteti kryesor ndër vite i Albin Kurtit bashkimi me Shqipërinë por tashmë ai duket se ka hequr dorë nga ky premtim që ju ka dhënë kosovarëve kur bënte opozitë ndaj Thaçit e Isa Mustafës. Në bashkëbisedimin me studentët e Universitetit të Kembrixhit në Londër Kurti ka thënë se Kushtetuta aktuale nuk lejon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Kemi gjuhën e traditat e njëjta, kemi vetëdijën e përbashkët kulturore e historike. Nuk shoh që forcimi i Kosovës bie ndesh me aspiratat e Shqipërisë po aktualisht nuk kemi të drejtë t’i bashkëngjitemi dikujt sepse Kushtetuta sipas Ahtisaarit e ka bërë te mundur këtë, ka deklaruar Albin Kurti -kryeministër i Kosovës
Është krijuar përshtypja sikurse Kosova kur t’i bashkohet Shqipërisë duhet ti japë pjesë nga territori i saj. Nuk mendoj se duhet ta rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës, por prioriteti numër një janë puna dhe drejtësia. E kam fituar këtë mandat qeverisës me punë e drejtësi dhe dua ta bëjë shtetin e Kosovës të fuqishëm edhe ekonomikisht edhe administrativisht.
Kurti, ka deklaruar se Kosova, përkundër mosnjohjes nga Serbia, është duke bërë progres.
Sipas Kurtit ky është argumenti kyç që është përdorur me shtete si Greqia, Sllovakia dhe Rumania qende nuk kane bere njohjen e pavarësisë. Kurti i ka bërë thirrje presidentit Vuçiç që t’i njohë dokumentet e Kosovës sepse nëse shkon me pasaportë kosovare në Serbi mund të arrestohesh.
Kosova fillimisht do t’i bashkohet programit të Partneritetit për Paqe te NATO-s e pastaj do të hyjë në Bashkimin Evropian./KlanMacedonia/