Kosova regjistron një viktimë dhe mbi 800 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se është regjistruar një viktimë dhe 852 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2.201 mostrave, apo 38.7 për qind e mostrave dolën pozitive me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake janë shëruar 394 persona, bëri të ditur MSH-ja.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 5.359.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet të shpeshtojnë thirrjet që qytetarët të vaksinohen dhe të bartin maskë në ambiente të mbyllura./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share