KURTI: E ARDHMJA E KOSOVËS ËSHTË BRENDA BE-së
Ditë historike e kanë quajtur krerët e shtetit të Kosovës, nënshkrimin për aplikimin e Kosovës për të fituar statusin e kandidatit përanëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja vlerëson se me këtë veprim Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.
“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.
Aplikimi do ti dorëzohet presidencës Ceke tëe këshillit të BE-së në Pragë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq I cili përmes një video mesazhi ka thënë se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.
Ai ka përmendur marrëveshjet e Brukselit e të Ëashingtonit atë të Komunanovës, Selanikut dhe Rezolutën 1244.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha