Kosova në KiE/ Vuçiq: Ekip i posaçëm kundër pranimit të Kosovës në këshillin e Evropës!

Qeveria të formojë një ekip të veçantë që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Zotimi vjen nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një séance të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe.

Ai u ka bërë thirrje Ministrave të Qeverisë që të shmangin fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Beogradit dhe të fokusohen në këtë cështje.

“Kjo për ne është cështje jetike. Duhet të bisedojmë me të gjithë. Aty do të jenë edhe anëtare të BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jam I sigurt se mund të sigurojmë që të mos jenë pozitiv lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nuk është vetëm Hungaria. Duhet të punojmë për t`ua prezantuar pasojat” – tha Aleksandar Vuçiq – president i Serbisë.

Ai kërkoi nga Qeveria ta formojë një ekip dhe t’ua dërgojë të gjithëve një dokument joformal, në të cilin do të paraqitet qëndrimi i Serbisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share