Deputetja Ariana Musliu-Shoshi vazhdon angazhimin e saj për një të ardhme më të mirë dhe më të fortë për Kosovën, duke garuar edhe në këto zgjedhje parlamentare nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo mban numrin 18 në listën e PDK-së dhe është një nga deputetet më aktive të këtij mandati.
Musliu-Shoshi ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë dhe përkrahës të PDK-së në të gjithë territorin e Kosovës, duke dëshmuar angazhimin e saj të palodhur për të sjellë zërin e qytetarëve në Kuvend.
Nga legjislatura e kaluar, ajo njihet si një nga deputetet më të zëshme dhe kritike të pushtetit, e cila ka luftuar për të mbrojtur interesat e Kosovës, duke kundërshtuar ligje anti-kushtetuese që mund të cenonin shtetin.
Deputetja Musliu-Shoshi është e njohur për promovimin e një Kosove pro-amerikane dhe gjithmonë pro-evropiane. Ajo ka pasur shpesh debate konstruktive me kolegë deputetë nga pushteti për të siguruar që veprimet e Kosovës të jenë të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë dhe të qëndrojnë në frymën e progresit dhe integrimit ndërkombëtar.
Kosova mundet ma mirë, ndaj votoni PDK 131, me Bedri Hamzën si kryeministër, dhe rrethoni numrin 18 për deputeten Ariana Musliu Shoshi.
PDK është zëri më i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës dhe për të garantuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët!
Me Arianën, për një Kosovë më të fortë! /tvklan.mk