Kosova mbyll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Pas ngjarjes së mëngjesit të sotëm në Zveçan, shteti i Kosovës ka mbyllur pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, mëson Klan Macedonia.

Një polic shqiptar mbeti i vrarë pas një prite në fshatin Banjskë. Një tjetër polic është plagosur nga sulmi.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar. Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share